Vdes i riu në Pejë pas sulmit në autobus

Kronikë e zezë

Vdes i riu në Pejë pas sulmit në autobus

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 16:25
Ilustrim

Një person i mitur ka vdekur në fshatin Banjë të Pejë pas një përleshje që ka ndodh me dy të mitur tjerë në autobus.

Rastin e kanë konfirmuar edhe policia rajonale e Pejës.

“Një person me inicialet A.A i lindur më 17.09.2000 nga fshati Lubovë – komuna Istogut ka ndërruar jetë”.

“Mund ta konfirmoj vetëm si rast, hetim i vdekjes, rasti ka ndodh diku rreth orës 12:00”.

“Sipas të dhënave të para, sipas dëshmitarëve ka qenë një përleshje. Kjo nuk ka zgjatë shumë, personi viktima ka hyrë në autobus, ky ka hyrë me qëllim të shkoj në drejtim të Pejës”.

“Viktima ka zbritur prej autobusit ka shkuar në shtëpi, ndërkohë ne kemi pranu informacion se një persona ka arrit pa shenja jete në spital”.

“Sipas informatave, viktima posa ka arrit në shtëpi ju ka përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital”.

Për këtë rast janë arrestuar dy të mitur që kanë qenë të përshirë në përleshje.

“Ne jemi duke hetuar këtë rast dhe deri më tani dy persona të moshave të njëjta janë arrestuar. Rasti si rast është i cilësuar si hetim i vdekjes”.

“Nuk ka të dhëna se si ka shkuar deri të vdekja”.

“Personat janë E.H. 2000 dhe G.M. i vitit 2000”.

Dy të arrestuarit të moshës së mitur janë në shkollën e mesme të Mjekësisë në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat