Vdes personi i aksidentuar më 12 shtator

Kronikë e zezë

Vdes personi i aksidentuar më 12 shtator

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 15:50
Ilustrim

Një person ka vdekur sot, si pasojë lëndimeve të marra në një aksident të rëndë komunikacioni më 12 shtator në Vushtrri.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se viktima më inicialet I.M. (66) ka ndërruar jetë.

Sipas tij, viktima që nga 12 shtatori ishte nën përkujdesje mjekësore si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksidentin e ndodhur në magjistralen Vushtrri-Prishtinë, në fshatin Maxhunaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat