Një i vdekur pas rrokullisjes së traktorit në Shtërpcë

Kronikë e zezë

Një i vdekur pas rrokullisjes së traktorit në Shtërpcë

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 10:26
Ilustrim

Një 62 vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur mesditen e së hënës në Shtërpcë.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se rasti ka ndodhur në periferi të Shtërpcës, ku sipas raporteve të para, ngasësi i traktorit me inicialet S.Z ka humbur kontrollin e mjetit me ç`rast është rrokullisur ku për pasojë dy persona marrin lëndime serioze..

“Të lënduarit dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 16:00, nga personeli mjekësor jemi njoftuar se pasagjeri S.D.(m/s/k 62 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë”

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia është duke hetuar rastin,ndërsa i dyshuari, pas lirimit nga tretmani mjekësor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat