Tetovari publikon foto pornografike të femrës së vet dhe i kërkon para

Kronikë e zezë

Tetovari publikon foto pornografike të femrës së vet dhe i kërkon para

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 13:40
Ilustrim

Një 35-vjeçar nga fshati Veshallë i Tetovës me inicialet I.S. e ka kërcënuar 21-vjeçaren L.A. nga Tetova, me të cilën ka qenë në lidhje, se do t'i publikojë fotografitë e saj komprometuese në rrjetet sociale, nëse ajo nuk i jep 300 franga zvicre.

Pas kësaj ai ka hapur në facebook një profil me emrin e saj dhe në të ka publikuar fotografi të saj me përmbajtje komprometuese, për çka nga nëna e vajzës ka marrë 200 franga.

Para se të denoncohet në polici ka arritur të marrë edhe 100 franga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat