Shqiptari sulm seksual të moshuarës italiane, gruaja në urgjencë

Kronikë e zezë

Shqiptari sulm seksual të moshuarës italiane, gruaja në urgjencë

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 21:35
ilustrim

Me justifikimin se donte një ujë, një i ri shqiptar është futur në banesën e një gruaje të moshuar italiane në Falconara Marittima.

I riu sipas medieve vendase ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me 75-vjeçaren.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament më 23 qershor të vitit 2011, ndërsa Gjykata e Apelit në Ankona ka konfirmuar tani dënimin me burg për 6 muaj ndaj 31 vjeçarit të quajtur Fation Xhezairi, i akuzuar për sulm seksual në tentativë.

Pala e dëmtuar nuk ka pretenduar dëme gjatë gjyqit. Shqiptari, ka deklaruar gruaja, është futur në kuzhinë dhe ka tentuar ta puthë duke e tërhequr prapa vetes, duke kryer gjeste të turpshme. Mbase shqiptari ishte i dehur në atë moment.

Gruaja ka nisur të bërtasë, çka ka tërhequr vëmendjen e një fqinji. Më pas, sulmuesi është larguar. Gruaja përfundoi në urgjencë pas rastit, për shkak se vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat