“Masakra” në Shkodër, flasin familjarët

Kronikë e zezë

“Masakra” në Shkodër, flasin familjarët

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 08:53
Ilustrim

“Masakra” e cila tronditi mbrëmë Shkodrën ka goditur rëndë familjarët e viktimave.

Xhaxhai i Gacalin Kopshtit, 30-vjeçarit që mbeti i vdekur nga të shtënat me armë

Në një prononcim për mediat, tregon se Gacalini kishte qenë për peshkim dhe kishte kaluar me motorin e tij nga lokali për ti sjellë një vegël pronarit të lokalit.

“Ku ku për ne! Nuk di gjë çfarë është bërë për ne. Ka qenë duke gjujt peshk, ka ardh me e pru një vegël për me e ndez këtu. Motorrin e ka aty i vdekuri. Gacalini e ka motorrin aty”.

Ndërkohë një tjetër nip i të moshuarit, shtetasi V.K 22 vjeç ka mbetur i plagosur.

I pyetur nëse Gacalini ka pasur ndonjë konflikt, ai thotë se s’ka dijeni.

Nga ngjarja e mbrëmshme në një lokal të shtënat me armë mbetën të vdekur dy persona Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti 30 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat