Në Shkup dje 15 aksidente, një çiklist i lënduar rëndë

Kronikë e zezë

Në Shkup dje 15 aksidente, një çiklist i lënduar rëndë

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 10:44
Ilustrim

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll në gjithsej 15 aksidente komunikacioni, prej të cilave shtatë janë me dëme materiale dhe shtatë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat më lehtë janë lënduar tetë persona.

Ka ndodhur edhe një fatkeqësi me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një çiklist.

Siç informon për MIA-­n i nga SPB- ­Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.

Janë sanksionuar 25 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, nëntë shoferë nën ndikimin e alkolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 18 shoferë kanë vozitur automjetin pa patent shoferi, respektivisht automjetin e kanë të paregjistruar, si dhe 13 shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjetit motorik e kanë shfrytëzuar telefonin celular, gjegjësisht nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 70 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve dhe atë motorik.

Me fillim në orën 17:30  në Qendrën sportive "Jane Sandaski në suaza të ABBA -ligës do të luhet ndeshje ndërkombëtare e hendbollit mes MZT Aerodrom dhe Partizan. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të komunikacionit, si dhe të këtyre ngjarjeve policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa adekuate për sigurimin e komunikacionit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat