Rrahje mes dy grupeve në Tetovë, një i lënduar rëndë

Kronikë e zezë

Rrahje mes dy grupeve në Tetovë, një i lënduar rëndë

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 11:00
Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar rëndë pas rrahjes mes dy grupeve të rinjsh që ka ndodhur mbrëmë në qendër të Tetovës.

I lënduari është dërguar menjëherë në spitalin Klinik të Tetovës, ku kanë konfirmuar se kanë pranuar një pacient me lëndime të rënda në kokë, në krah dhe në disa pjesë të trupit, për ç'arsye më pas është transferuar në Spitalin Klinik të Shkupit.

Ende nuk dihen arsyet e rrahjes. Nga policia akoma pritet informacion zyrtar për rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat