Si ndodhi masakra në Dajç?

Kronikë e zezë

Si ndodhi masakra në Dajç?

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 08:36
Ilustrim

Pas dëshmive të marra nga personat e plagosur në masakrën e Dajçit dhe deklaratave të atyre që arritën t’u shpëtojnë plumbave të 33–vjeçarit Miklovan Parubi, grupi hetimor ka zbardhur dinamikën e asaj që ndodhi mbrëmjen e së hënës.

Në bazë të këtyre të dhënave, Klan ka ndërtuar një skemë paraprake 3D, ku tregohen të gjitha lëvizjet e Miklovan Parubit. Sipas dëshmive, autori i krimit të dyfishtë ka qenë në lokal, ku dyshohet se ka qenë duke luajtur poker.

Pas një konflikti verbal me një nga personat, ai është larguar nga aty, për t’u rikthyer disa minuta më vonë me një kallashnikov në dorë.

Ora ishte rreth 22:40 dhe brenda në lokal gjendeshin rreth 10 persona, një pjesë e të cilëve ishin ende duke luajtur poker.

Në tavolinë ndodhej edhe një nga viktimat, Gacalin Kopshti dhe të plagosurit Aleks Prendi, Ndoc Markaj, Vinçens Kopshti dhe Kidas Molla.

33 – vjeçari ka hyrë në lokal dhe pasi i ka kërcënuar ka nisur të qëllojë me armën tip kallashnikov në mënyrë të pakontrolluar.

Më pas ai del nga lokali, por në katin e dytë përballet me pronarin e tij, 42 – vjeçarin Arjet Saiti, i cili ka tentuar ta ndalë, por ka mbetur i vrarë në vend.

Më pas autori është larguar me një makinë në të cilën e priste miku i tij Marçel Shipijati. Arratia e tij zgjati më pak se 15 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat