Ndalojnë dhe kërcënojnë fëmijët të mos venë në shkollë, paditen 3 burra të fshatit

Kronikë e zezë

Ndalojnë dhe kërcënojnë fëmijët të mos venë në shkollë, paditen 3 burra të fshatit

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 08:59
Ilustrim

Fëmijët e fshatit Kallm i Vogël i Fierit e kanë nisur me shqetësim shkollën këtë vit, pasi tre burra të fshatit të tyre kanë vendosur të mos i lejojnë të shkojnë në shkollë.

Ashtu siç kanë penguar fëmijët e tyre të shkojnë, ata kanë ndaluar në oborrin e shkollës edhe nxënës të tjerë me fyerje e kërcënime duke krijuar ankth tek të vegjlit dhe një problem që nuk është toleruar nga prindërit.

Si rrjedhim, ata janë kallëzuar në polici dhe sot, Policia e Fierit njoftoi se  ka ndaluar 2 prej tyre, Bedri Xhafën 43 vjeç dhe Namik Buzin, 50 vjeç si dhe ka nisur procedimin penal ndaj një të treti, S.B.> 45 vjeçe.

Sipas Policisë, “këta shtetas, për disa ditë me radhë kanë dalë përpara në oborrin e shkollës “9-Vjeçare” të fshatit Kallm i Vogël, duke mos lejuar të shkojnë në shkollë disa nga fëmijët e kësaj shkolle.

Githashtu këta shtetas kanë përdorur dhe shprehje të ndryshme fyese e kërcënuese ndaj prindërve të fëmijëve, si edhe kanë penguar të shkojnë në shkollë  edhe fëmijët e tyre të mitur.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale parashikuar nga Neni 124/b/2  i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat