Prishtinë: Ia merr veturën për ta provuar dhe nuk ia kthen më

Kronikë e zezë

Prishtinë: Ia merr veturën për ta provuar dhe nuk ia kthen më

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 10:34
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në lagjen Emshir ka paraqitur në polici rastin se një person i ka marr veturën për ta provuar dhe nuk e ka kthyer më.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi kanë arritur marrëveshje për shitblerje të veturës ia ka marrë veturën ankuesit kinse për ta provuar dhe më nuk është kthyer. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat