Humb jetën 17-vjeçari në aksident trafiku në rrugën Resnjë-Ohër

Kronikë e zezë

Humb jetën 17-vjeçari në aksident trafiku në rrugën Resnjë-Ohër

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 15:00
Ilustrim

Një djalë 17-të vjeçar dje e humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi në orën 17:05 në rrugën magjistrale Resnjë-Ohër, në vendin "Ribnik" në afërsi të fshatit Krushje.

Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti "jugo koral" me targa të Manastirit, drejtuar nga D.S. (20) nga fshati Podinio i Manastirit dhe një automjeti "volksvagen pasat" me targa të Resnjes, i drejtuar nga L.D (47) nga Resnja.

Siç njoftoi MPB, në aksident në vendin e ngjarjes ka vdekur bashkëudhëtari 17-të vjeçar nga automjet  "jugo koral", ndërsa shoferi D.S ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmë së ofruar mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Resnjë është transferuar dhe mbajtur për trajtim në Spitalin Klinik-Ohër. Shoferi i automjetit për udhëtim "pasat" L.D. ka marrë lëndime trupore.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria publike dhe ekipi i ekspertëve nga Stacioni policorë Resnjë. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat