Policia jep detaje për nxënësit e helmuar: Na telefonoi drejtoresha, ja si qëndron e vërteta

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për nxënësit e helmuar: Na telefonoi drejtoresha, ja si qëndron e vërteta

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 15:57
Ilustrim

Policia e Tiranës njofton zyrtarisht në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në shkollën 9 vjeçare në Kamëz “Jashar Hoxha’ ku mbetën të helmuar 4 nxënës.

Sipas policisë ka qenë drejtoresha e shkollës ajo që ka telefonuar në numrin e emergjencave 112, duke thënë se 4 fëmijë në shkollë kanë pasur probleme shëndetësore. Menjëherë në shkollë është dërguar grupi hetimor, ku Drejtoresha e kësaj shkolle ka pretenduar se mos ka patur lëndë narkotike një nga nxënësit. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë kontrolluar të gjithë shkollën, nga ku ka rezultuar se në shkollë nuk është konstatuar asnjë lëndë e dyshuar narkotike. Nga kontrolli i imtësishëm dhe aroma e ndierë nga shërbimet dyshohet se aroma ka qënë kimikat (në formë të gaztë) që përdoret për pastrim. Nxënësit të cilët kanë shfaqur probleme me shëndetin, kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Spital. Sipas deklaratave të tyre aroma ka qenë shumë e fortë.

 Nga deklarimi i mjekut të Spitalit, figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së ndonjë lëndë narkotike por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë. Shërbimet e policisë po punojnë për evidentimin e llojit të kimikatit të futur në shkollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat