Tmerr në Tiranë, djali rrëzohet në pusetë dhe humb ndjenjat, gjysmë ore në shi duke pritur ambulancën

Kronikë e zezë

Tmerr në Tiranë, djali rrëzohet në pusetë dhe humb ndjenjat, gjysmë ore në shi duke pritur ambulancën

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 23:08
Pamje nga video

Nisma thurje ka publikuar një video që i ka mbërritur si denoncim nga qytetarët. Një mashkull shihet teksa është rrëzuar në tokë pa ndjenja, pasi është penguar në një pusetë të hapur në rrugë.

Sipas denoncuesit, policia ka ardhur rreth 15 minuta pas telefonatës që kanë bërë, ndërsa ambulanca ende nuk kishte mbërritur edhe pse kishte kaluar gjysëm ore.

“Ky personi ishte te stacioni i fundit i kombinatit. U pengua te puseta e hapur dhe ra duke u dëmtuar rëndë. Morëm policinë dhe ambulancën dhe erdhi mbas 15 minutash policia. Edhe policia komunikonte për një ambulance por ajo nuk vinte. Mbeti i shkreti gjysëm ore në shi i shtrirë. Uroj t’ja ketë dalë. Kujdes njerëz ruajuni se për këtë shtet keni vdekur po ratë në puseta”, thotë denoncuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat