Aksident në qendër të Tiranës, kamioni i ushtrisë përplas makinën

Kronikë e zezë

Aksident në qendër të Tiranës, kamioni i ushtrisë përplas makinën

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 19:51
Foto aksidenit

Një aksident ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, në zonën pas Pallatit të Opera dhe Baletit, kur një kamion i ushtrisë ka përplasur një makinë tip “Citroen” me targa AA 339 NJ.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe nga fotot duket se kamioni dhe makina me sa duket kanë tentuar në të njëjtën kohë të marrin kthesën në zonën pas Pallatit të Operas.

Në këtë moment ata janë përplasur me njëri-tjetrin, por kjo gjë i ka kushtuar më shumë makinës, pasi kamioni i ushtrisë duket sikur e ka shkelur makinën.

Fatmirësisht nga kjo përplasje nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, e cila ka bërë të mundur edhe normalizimin e trafikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat