Grabitje spektakolare e argjendarisë në Tiranë, autorët çajnë murin

Kronikë e zezë

Grabitje spektakolare e argjendarisë në Tiranë, autorët çajnë murin

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 21:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një argjendari është grabitur në kryeqytet, pranë Pazarit të Ri në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Nga të dhënat e para mësohet se, autorët kanë çarë murin e mbrapa dyqanit dhe më pas janë futur brenda dhe kanë grabitur argjendarinë. Grabitja është konstatuar nga pronarët mëngjesin e sotëm kur kanë shkuar për të hapur dyqanin.

Autorët, kanë çarë dy mure për të depërtuar deri në pjesën e argjendarisë. Në fillim atyre u është dashur të çajnë murin e një lokali ngjitur dhe më pas ata kanë çarë murin e argjendarisë, duke bërë dhe grabitjen.

Autorët e grabitjes janë kujdesur që të mos lënë gjurmë, duke prishur sistemin e kamerave. Deri tani dyshohet se autorët kanë arritur të marrin 10 kg flori , 30 kg argjend dhe 600 ora, por ende nuk është konfirmuar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 04:25 të mëngjesit të së shtunës, në argjendarinë “Pavllo”, pranë sheshit “Avni Rustemi”.

Një skeme e ngjashme është përdorur edhe për vjedhjen e filialit të bankës në ish-Bllok e ndodhur pak javë më parë.

Kjo argjendari është grabitur edhe dy herë të tjera, njëherë para tre muajsh ku autorët morën rreth 30 mijë euro flori dhe argjend, si dhe në vitin 2012 ngjarje për të cilën brenda pak minutash policia arriti të arrestonte tre persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat