Fier - Vdes në burg 46 vjeçari, u dënua për abuzim seksual me mbesën

Kronikë e zezë

Fier - Vdes në burg 46 vjeçari, u dënua për abuzim seksual me mbesën

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 14:54
Ilustrim

Një 46 vjeçar ka humbur jetën në burgun e Fierit, pas një ataku në zemër.

Shtetasi Thoma Çala ndodhej në qelitë e burgut të sigurisë së larë, ndërsa ishte akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij.

Ai u arrestua në shtator të vitit të shkuar. I ndjeri u akuzua nga vajza e vëllait të tij se kishte abuzuar seksualisht për disa vite që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Familja Çala banonte në fshatin Sheqisht të Fierit. Vajza pat deklaruar vitin e kaluar pas denoncimit të bërë në polici se abuzimi kishte nisur në prill të vitit 2010.

Vajza denoncoi rastin pas fejesës, ku fillimisht i tregoi gjithçka të fejuarit të tij dhe më pas prindërve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat