Babai dhe biri keqpërdorin Facebook-un e tre vajzave

Kronikë e zezë

Babai dhe biri keqpërdorin Facebook-un e tre vajzave

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 12:31
Ilustrim

Sektori për punë të brendshme në Tetovë zbardhi, gjegjësisht në tërësi zbardhi katër vepra penale “keqpërdorim të dhënave personale” dhe ngriti padi penale kundër 51 vjeçarit S.A. dhe një 16 vjeçari nga fshati Bërvenicë, Tetovë.

Më i moshuari dhe adoleshenti, përndryshe baba dhe bir, dyshohen se gjatë muajit qershor dhe gusht të këtij viti në rrjetin social në Facebook kanë krijuar 5 profile të rrejshme ku kanë shfrytëzuar të dhëna personale nga tre banore nga ky fshat i Tetovës.

Në emër të dy personave tjerë grash nga i njëjti fshat, të dyshuarit kanë aktivizuar pesë kartela për telefon, përmes njërit prej operatorëve celular në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat