Shqiptari vdes tragjikisht, bie në kazanin e fermentimit të rrushit

Kronikë e zezë

Shqiptari vdes tragjikisht, bie në kazanin e fermentimit të rrushit

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 16:29
Ilustrim

Një shqiptar ka vdekur në mënyrë tragjike në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 34-vjeçari, prej kohësh punonte dhe jetonte, në Volos.

Ai ka rënë në kazanin e fermentimit të rrushit. Kazani ka qenë rreth 3 metra i thellë dhe i riu shqiptar e ka pasur të pamundur që të dilte.

Kur e kanë parë punëtorët e tjerë ai ishte bërë copë nga makineritë e përpunimit.

Nga hetimet fillestare dyshohet se 34-vjeçarit i ka rrëshqit këmba. Ai ishte babai i dy fëmijëve të vegjël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat