Makina me drogë në kufirin greko-shqiptar, Policia e Shtetit jep detaje

Kronikë e zezë

Makina me drogë në kufirin greko-shqiptar, Policia e Shtetit jep detaje

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 16:36
Vetura e djegur sot në kufirin greko-shqiptar

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me makinën me drogë që u gjet e djegur paraditen e sotme në kufirin greko-shqiptar.

Sipas policisë, makina tip Hyunday me targa TMO5933 iu bë shenjë nga policia greke për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi.

Mjeti u ndoq nga Policia Greke dhe pas rreth 2 km, drejtuesi i mjetit e ka braktisur dhe i ka vënë zjarrin.

Drejtuesi i mjetit, me shtetësi polake është arrestuar më pas nga policia. Në brendësi të automjetit nga pjesa e pasme, dalloheshin qartë sasi të konsiderueshme kanabis sativa të papaketuara. Sipas Policisë Greke, itenerari më i mundshëm i lëvizjes së mjetit është Paramithia-Prevezë.  Nuk ka asnje indicie qe lënda narkotike është nisur nga Shqipëria.

Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, rezulton se ky mjet nuk ka asnjë hyrje - dalje në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu nga komunikimet me autoritetet greke edhe ata nuk e kanë këtë shtetas dhe mjet të regjistruar në sistemin e tyre të hyrje/daljeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat