Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 28-vjeçari

Kronikë e zezë

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 28-vjeçari

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 10:04
Arma e gjetur në veturë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi po udhëtonte me armë zjarri në makinë. Në pranga ka rënë shtetasi Jetmir Basha, i cili në momentin e arrestimit po udhëtonte me makinën e tij tip "Opel"  me targa "DI 48 83 A" drejt Peshkopisë.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë TT dhe 8 fishekë. “Shërbimet e Policisë Dibër bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në aksin rrugor rural Kastriot-Peshkopi një shtetas po qarkullonte për në drejtim të qytetit të Peshkopisë me automjetin e tij dhe me armë zjarri me vete, menjëherë kanë organizuar një pikë kontrolli në  këtë aks rrugor. Në përfundim të veprimeve të para procedurale është bërë arrestimi në flagrancë i  shtetasit Jetmir Basha për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake  dhe e municionit”", njofton policia.

Materialet në ngarkim të 28-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Peshkopi për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat