Donte ta lëvizte, granata i merr jetën në shtëpi

Kronikë e zezë

Donte ta lëvizte, granata i merr jetën në shtëpi

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 14:46
Ilustrim

Një 51-vjeçar ka humbur jetën, pasi i ka shpërthyer granata në dorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurbnesh, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale V.LL.

Ky i fundit e ka marrë granatën në dore për të spostuar nga një vend në tjetrin, por papritur ajo ka shpërthyer.

Për pasojë 51-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Kanë qenë familjarë të tij të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë e Mirditës në lidhje me ngjarjen.

Nga hetimet rezulton se granata ka mbetur në banesën e 51-vjeçarit që prej periudhave të trazirave të vitit 1997.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat