Para pak minutash një palmë ka rënë mbi dy makina të parkuara. Raportimi vjen nga qytetarë vlonjatë, të cilët shprehen se janë të shqetësuar nga kjo pasiguri. Fatmirësisht ky incident kaloi pa lëndime të njerëzve, pasi dëmet janë vetëm materiale.
Gjithsesi, bashkia duhet të marrë masa që raste të tilla të mos përsëriten, sidomos kur incidente të tilla mund të rezultojnë fatale për kalimtarët.