Ja historia prekëse e 26 vjeçarit që kërcënon se do hidhet nga vinçi

Kronikë e zezë

Ja historia prekëse e 26 vjeçarit që kërcënon se do hidhet nga vinçi

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 15:23

(E plotësuar) -  Erjon Selimaj quhet personi i cili në gjendje të rënduar psikologjike ka hipur në vinçin në stadiumin “Qemal Stafa”, duke kërcënuar se do të hidhet nga lartësia.

26 vjeçari Selimaj babain e ka të sëmurë mendor, ndërsa nënën e ka në Itali, e cila e ka braktisur.

Pas njoftimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po tenton që të bindë të riun që të zbresë.

Roja i një parkingu është shoqëruar nga policia, për të mësuar si ka arritur qe te depërtojë brenda stadiumit.

Një person në Tiranë po kërcënon me vetëvrasje

Një person në Tiranë ka kërcënuar me vetëvrasje në Ish-stadiumin Qemajl Stafa. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes ai është i moshës së re.

Ky person sipas raportimeve të medieve është në gjendje të vështirë ekonomiko-sociale.

“Nuk kam bukë për të ngrënë”, ka thënë ai.

Në vend ngjarje kanë dal policia dhe zjarrfikësit. 

Klikoni këtu që të shikoni videon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat