Si u vra për tre pica shqiptari në Britani

Kronikë e zezë

Si u vra për tre pica shqiptari në Britani

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 21:15
Ali Kasemi

Një shqiptar, shpërndarës picash në Peterborou të Britanisë u vra në maj të këtij viti në picerinë ku punonte.

Ai ishte Ali Kasemi, 45 vjeç, me origjinë shqiptare. Gjykata Britanike ka dalë në përfundimin se Kasemi është vrarë nga Mark Lintott, 29 vjeç ka qenë autori i vrasjes së Kasemit.

Ai e ka goditur keqas në fytyrë Kasemin duke i shkaktuar plagë që i morën jetën. Sipas Prokurorisë, Kasemi është vrarë në një tentativë grabitjeje.

Lintott ka tentuar t’i vjedhë tre picat që Kasemi po përgatitej të dërgonte te klientët që i kishin porositur.

Kasemi ishte i martuar dhe  baba i dy fëmijëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat