Aksident i rënd Grack, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident i rënd Grack, vdes një person

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 22:14
Aksidenti

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Shtime-Prishtinë, konkretisht në fshatin Grack, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Viktima që ka humbur jetën është një djalë i moshës së re. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente pa shenja jete. Bashkë me të është dërguar edhe babi i tij, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar aksidentin, por jo edhe pasojat në njerëz.

“Mund të ju konfirmoj se: Në rrugën Lipjan - Shtime, konkretisht në Fsh, Grack e Re  është shkaktuar një aksident i rëndë komunikacioni rrugor me pasoja Fatale.  Të përfshira në këtë aksident janë tri (3) automjete.  Njësitet relevante të policisë kanë dalë ne vendin e aksidentit dhe po hetojnë rrethanat dhe shkaqet që kanë quar deri te ky aksident i rëndë. Për pasojat në njerëz dhe shkallën e lëndimeve të tyre ju lutem adresoheni në QKUK”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat