Po punonte në një banesë punëtori bie nga lartësia dhe vdes

Kronikë e zezë

Po punonte në një banesë punëtori bie nga lartësia dhe vdes

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 14:30
Ilustrim

Një punëtor ndërtimi nga Durrësi ka rënë nga një lartësi e madhe dhe ka humbur jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, kur L.B 41-vjeç ka qenë duke punuar për ndërtimin e shkallëve të një banese por nga një pakujdesi ka rrëshqitur dhe rënë në tokë nga një lartësi e konsiderueshme.
 
Me të ndodhur ngjarja, familjarët e kanë çuar punëtorin në spitalin e Durrësit aty ku pas marrjes së ndihmës së parë bluzat e bardha e kanë çuar drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar por ai nuk ka mundur që tu shpëtojë plagëve të marra.

Informacion Paraprak.
Më datë 19.10.2016, ora 09:40 ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas është nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë shtetasi L. B. 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.
Shtetasi i mësipërm ka qenë duke punuar në një banesë(për të montuar një palë shkallë) në lagjen Nr.13 dhe është rrëzuar nga lartësia.
Rreth orës 13:45 ka ndërruar jetë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat