“Fast & Furious” në Tiranë, ndalohen pesë drejtues mjetesh

Kronikë e zezë

“Fast & Furious” në Tiranë, ndalohen pesë drejtues mjetesh

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:35
Pamje nga aksioni i policisë

Policia e Tiranës ka ndaluar pesë drejtues mjetesh, pasi me makinat e tyre super të shpejta bënin gara me njëri-tjetrin duke u bërë burim aksidenti për drejtuesit e tjerë.

Blutë e kryeqytetit bën me dije se ndalimi i tyre është bërë në mesnatë nga shërbimet e qarkullimit Rrugor në bashkëpunim edhe me shërbimet e policisë së rendit.

Të shoqëruar janë, Thimjo. R 40 vjeç, Ergin. G , 18 vjeç, Aldo.A 14 vjeç,  A.K 16 vjeç dhe G.Z, 27 vjeç. Këta të shoqëruar garonin me mbi 150 km/h, në një pjesë së autostradës së Unazës së re nga kopshti botanik në drejtim Elbasanit.

Shoqërimi i këtyre drejtuesve të mjeteve është bërë, pasi dyshohen të kenë bërë modifikime mjeteve në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme të makinave.

Policia thotë se gara me makina ka sjellë rrezikshmëri për drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe shqetësim për banorët e zonës. Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentet verifikues me masë administrative.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat