Pranga 3 adoleshentëve, thyen derën dhe vodhën kompjuterat e shkollës

Kronikë e zezë

Pranga 3 adoleshentëve, thyen derën dhe vodhën kompjuterat e shkollës

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 08:56
Ilustrim

Tre adoleshentë janë arrestuar në Tiranë pasi janë gjetur fajtorë për vjedhjen e shkollës "28 Nëntori" në Tiranë. Dy prej tyre kanë thyer dyert e Drejtorisë dhe kanë grabitur 3 kompjutera dhe 1 monitor, të cilët më pas i ka shitur bashkëpunëtori i tyre, i treti i arrestuar.

Policia njoftoi se arrestoi shtetasit G. D. 15 vjeç,dhe K. D., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë si dhe i referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D. I., 18 vjeç, banues në rrugën "Lord Bajron" në kryeeqytet.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, adoleshentët G. D. dhe K. D., në shkollën 9 vjeçare "28 Nëntori", kanë thyer dyert e zyrave të N/Drejtorisë së shkollës, ku kanë marrë 3 kompjutera dhe 1 monitor, ndërsa D. I., ka përvetësuar mallin e shitur nga kjo vjedhje.

Me cilësinë e provës materiale në banesë u sekuestruan sendet e vjedhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat