Vdes 1 shqiptar në Itali, plagosen 3 të tjerë, makina pëson aksident teksa ndiqej nga policia

Kronikë e zezë

Vdes 1 shqiptar në Itali, plagosen 3 të tjerë, makina pëson aksident teksa ndiqej nga policia

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 19:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e sotme një shqiptar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident në provincën Lucca në Itali.

Sipas mediave italiane makina me të cilët po udhëtonin shqiptarët po ndiqej nga policia dhe në tentativë për tu larguar doli nga rruga duke përfunduar në një humnerë.

Makina tip “Fiat 500” ku po udhëtonin shqiptarët ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Raportohet se shoferi ka humbur kontrollin në një kthesë, është përplasur me një bordurë e më pas ka përfunduar në përrua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat