Leçe - Arrestohet korrieri vlonjat i drogës me 64 kg marijuanë në makinë

Kronikë e zezë

Leçe - Arrestohet korrieri vlonjat i drogës me 64 kg marijuanë në makinë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 16:32
Droga e sekuestruar

Policia financiare italiane e qytetit të Leçes ka arrestuar mëngjesin e sotëm shtetasin shqiptar Ibrahim Lilaj, 27 vjeç, me origjinë nga Vlora me akuzën e trafikut të drogës të llojit marijuanë.

Në makinën e tij me të cilën udhëtonte nga qyteti i Leçes në drejtim të Brindisit u gjetën 64 kg marijuanë e konfeksionuar në 11 pako të mbështjella me celofan.

Pas sekuestrimit një dite më parë të rreth 650 kg marijuanë në brigjet e Leçes, Financa italiane ka forcuar kontrollin në territorin e rajonit të Pulias.

Në afërsi të komunës së Torre Testa të Brindisit, forcat italiane të rendit kanë identifikuar një automjet me ngjyrë të errët, mjaft i vjetër që udhëtonte me shpejtësi të ngadaltë në bordin e rrugës.

Pak kilometra më tutje me anë të një postoblloku rrugor është bërë e mundur ndalimi i automjetit. Por drejtuesi i tij sapo ka ndaluar, ka braktisur makinën duke tentuar të arratiset. Policia italiane ka mundur ta ndalojë e ta arrrestojë pak minuta më pas.

Personi i arrestuar është shtetasi shqiptar nga Vlora, Ibrahim Lilaj, 27 vjeç, i cili është transferuar në burgun e qytetit të Brindisit.

Droga e sekuestruar do të vlente në treg rreth 90 mijë euro.Makina e përdorur nga shqiptari rezulton në pronësi të një shtetasi me banim në Romë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat