Kapen 50 kg kanabis në Tiranë, arrestohet pronari i drogës

Kronikë e zezë

Kapen 50 kg kanabis në Tiranë, arrestohet pronari i drogës

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 15:35
Ilustrim

Një sasi droge është sekuestruar në fshatin Zall-Herr të Tiranës gjatë një aksioni të bluve të kryeqytetit.

Nga informacionet e marra në rrugë operative, droga u gjet në banesën e qytetarit me iniciale Sh.L.

Uniformat blu asgjësuan me djegie sasinë e drogës prej 50 kg kilogramë, ndërkohë që i arrestuari akuzohet për prodhim dhe shitje droge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat