Masakra tek “1 Maji”, dënohen autorët, një burg për jetë e tjetri 30 vite burg

Kronikë e zezë

Masakra tek “1 Maji”, dënohen autorët, një burg për jetë e tjetri 30 vite burg

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 14:03
Ilustrim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për dy autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Tetor të vitit të kaluar në zonën e “Lulishte 1 Maji”, ku mbetën të vdekur Kevin Rugova dhe Aurora Oskian. Ndërsa objektivi i atentatit Ervis Gaçaj mbeti i plagosur.

Kjo gjykatë ka vendosur burgim të përjetshëm për Sael Sulaj, i cili ishte dhe iniciatori, ndërsa 30 vite për Vasiel Çavo.

Sipas pretendimit të gjykatës Sulaj ka përdorur automatik dhe ka qëlluar 30 herë me të, ndërsa Çavo ka qëlluar 6 herë me pistoletë dhe asnjë nga plumbat e qitura nga ky i fundit nuk kanë prekur viktimat, Fakt ky i vërtetuar shkencërisht.

Gjithashtu u vërtetua se Çavo kishte qëlluar pasi Sulaj i kishte përfunduar të shtënat, ku si rrjedhojë kishte lënë të vdekur dy viktimat.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat