Aksident në hyrje të Krumës, vdes një i ri

Kronikë e zezë

Aksident në hyrje të Krumës, vdes një i ri

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 21:54
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Krumës në rrethin e Hasit, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip Toyota me targa TR 4917 B, me drejtues shtetasin Xh.N. dhe një tip “Golf” AA483NC”,. me drejtues shtetasin J.Sh., banues në Krumë.

Policia njofton se si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi me inicialet J.Sh., 22 vjeç dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit Xh.N., shtetasi A.Th., banues në Krumë dhe shtetasi B.N., banues në Kukës.

Policia thotë se të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Kukësit ku asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat