Aksident komunikacioni në Novo Lisiçe të Shkupit, raportohet për të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident komunikacioni në Novo Lisiçe të Shkupit, raportohet për të lënduar

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 16:19
Ilustrim

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit. Dëshmitarë thonë se ka të lënduar rëndë.

Deri te aksidenti ka ardhur kur një furgon është përplasur me një motoçikletë, e cila, më pastaj ka goditur një kalimtar rasti. Për fat të mirë, aty ka kaluar ekipi i ndihmës së shpejtë mjekësore, që ka reaguar menjëherë.

Nuk jepen informacione tjera rreth shkakut, dëmeve dhe gjendjes së të lënduarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat