Vdes një i moshuar si pasojë e zjarrit që kishte kapluar shtëpinë e tij

Kronikë e zezë

Vdes një i moshuar si pasojë e zjarrit që kishte kapluar shtëpinë e tij

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 10:17
Ilustrim

Banori nga fshati Mateç ka vdekur si arsye e tymit nga zjarri që kishte kapluar shtëpinë e tij, theksoi sot MPB.

Nga policia informojnë se mbrëmë rreth orës 19:30 në shtëpinë e 75 vjeçarit SH.M. tani për tani për arsye të panjohura është kapluar nga zjarri shtëpia e tij ku janë djegur dy dhoma. I vdekuri është gjetur në banjo. Mjeku nga Ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen si shkak i tymit të dendur.

Nga Njësiti kundër zjarrit informojnë se zjarri është raportuar në orën 19:45 të cilët e kanë lokalizuar zjarrin në orën 21:45. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat