Arrestohet 20-vjeçari, kapet me heroinë në Tiranë

Kronikë e zezë

Arrestohet 20-vjeçari, kapet me heroinë në Tiranë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 17:47
Ilustrim

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 20 vjeçari pasi është kapur me drogë. 

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se në pranga ka rënë L. Gjoni, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Policia thotë se arrestimi i tij u bë në rrugën "Myslym Keta", gjatë një kontrolli fizik, ku i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroin.

Po ashtu 20-vjeçarit u janë sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale 2 aparat celular.

Për këtë rast, policia ka referuar materialet në prokurori

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat