U raportua për shtëna me armë, policia: Nuk u gjetën gëzhoja

Kronikë e zezë

U raportua për shtëna me armë, policia: Nuk u gjetën gëzhoja

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 19:46
Ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Tiranës ka sqaruar një ngjarje për të cilën u raportua për të shëtna me amrë zjarri.

Sipas bluve të kryeqytetit sapo është marrë njoftimi nga një qytetar për të shtëna me armë në zonën e Kasharit menjëherë kanë shkuar efektivët e policisë ku nuk u konstatuan gëzhoja. Policia thota se u shoqëruan pesë të rinj si të dyshuar me ngjarjen, por më pas u lanë të lirë.

Policia sqaron se: Në numrin e emergjencave 112, është marrë njoftim për të shtëna me armë zjarri, në Kashar. Menjëherë u dërguan shërbimet policore, të cilët nisën kontrollet. Nga ana e shërbimeve nuk u konstatuan gëzhoja në vendin e njoftuar. Shërbimet e policisë gjatë kësaj kohe në kuadër të verifikimit të vërtetësisë së telefonatës kanë ushtruar disa kontrolle në automjete dhe qytetarë. Po në këtë kuadër shërbimet e policisë, tek sheshi “Shqiponja”,  kanë ndaluar dhe shoqëruar për verifikim një automjet në të cilin udhëtonin 5 të rinj, të cilët u shoqëruan si të dyshuar në lidhje me këtë njoftim. Pas verifikimeve të kryera nga ana e Policisë këta shtetas  u lanë të lirë.

Po ashtu policia po vijon puna për sqarimin e plotë të njoftimit të bërë nga qytetari.

Të shtëna me armë në Tiranë, kapen 5 persona që udhëtonin me makinë

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri.

Të shtënat raportohet të kenë ndodhur në Qafë Kashar sipas një telefonate në sallën operative të policisë.

Pas njoftimit të marrë, uniformat blu nisën kontrollet dhe ndaluan një makinë tek sheshi ‘Shqiponja’.

Në automjet udhëtonin 5 të rinj, të cilët u arrestuan si të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Hetimet janë duke vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat