Të shtëna në Tiranë, arrestohen 5 persona

Kronikë e zezë

Të shtëna në Tiranë, arrestohen 5 persona

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 09:17
Ilustrim

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri. Blutë u vunë në lëvizje pas një telefonate në sallën operative që raportonte për të shtëna në Qafë Kashar.

Pas njoftimit të marrë, uniformat blu nisën kontrollet dhe ndaluan një makinë tek sheshi “Shqiponja”. Në automjet udhëtonin 5 të rinj, të cilët u arrestuan si të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje ku pas verifikimeve u lanë të lirë.

“Po në këtë kuadër shërbimet e policisë, tek sheshi ‘Shqiponja’, kanë ndaluar dhe shoqëruar për verifikim një automjet në të cilin udhëtonin 5 të rinj, të cilët u shoqëruan si të dyshuar në lidhje me këtë njoftim. Pas verifikimeve të kryera nga ana e Policisë këta shtetas u lanë të lirë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat