Vetura shkel 74-vjeçarin në rrugën Tetovë-Pirok

Kronikë e zezë

Vetura shkel 74-vjeçarin në rrugën Tetovë-Pirok

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 12:15
Ilustrim

Në rrugën rajonale Tetovë-Pirok në Pallçisht të Poshtëm, dje rreth orës 17 e 40 min ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë vetura e tipit "volksvagen kadi" me targa të Tetovës, e drejtuar nga 58-vjeçari I.A. nga Recica e Madhe dhe një këmbësori, 74-vjeçari S.B. nga Novaku, njoftoi policia.

Këmbësori është lënduar rëndë dhe me veturë tjetër është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë prej nga urgjentisht është dërguar dhe mbajtur në Klinikat e Shkupit për shërim të mëtutjeshëm. Ekspertët policorë kanë kryer kontroll dhe po vërtetohen arsyet e aksidentit dhe rrethanat tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat