Tre viktima nga moti i keq, një person i paidentifikuar

Kronikë e zezë

Tre viktima nga moti i keq, një person i paidentifikuar

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 13:39
Pamje nga Shqipëria

(E plotësuar) - Moti i keq që ka goditur vendin në orët e fundit është bërë shkak për vdekjen e tre personave.

Rasti i parë është shënuar në vendin e quajtur Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, ku 42-vjeçari i identifikuar si Xhevahir Ndoi është rrëmbyer nga uji së bashku me makinën e tij. 

Rasti i dytë është shënuar në fshatin Sukë të Këlcyrës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga çatia e shtëpisë si pasojë e erës së fortë. 

Mësohet se viktima e dytë nga moti i keq është Kastriot Spahiu, 50 vjeç, i cili kishte hipur në çati për të bërë disa riparime. 

Po rreth orës 13:30, efektivët e komisariatit Nr 5 në Kamëz kanë njoftuar se kanë gjetur trupin e një personi të pajetë buzë lumit të Tiranës.  

Viktima, ende i paidentifikuar dyshohet se është rrëmbyer nga vërshimi i ujit pas reshjeve të dendura. Bëhet e ditur se viktima është i gjinisë  mashkull, rreth 50 vjeç.

Viktima e tretë nga moti i keq, një trup i pajetë në Babrru

Fatkeqësisht një tjetër person dyshohet se ka humbur jetën si shkak i reshjeve të shumta dhe përmbytjeve.

Siç mësohet nga burime policore, një trup i pajetë është nxjerrë  nga uji në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Dyshimet janë që ai të jetë marrë nga rrjedha e ujit, duke humbur jetën.

Ende nuk ka informacione për identitetin e tij.

Tjetër viktimë nga përmbytjet, Lumi i Tiranës nxjerr trupin e pajetë

Lumi i Tiranes ka nxjerre nje kufome te seksit mashkull rreth 40-50 vjeç.

Sherbimet e policise jane ne vendin e ngjarjes po priten polumbaret per nxjerrjen e kufomës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat