Tiranë, 32-vjeçari gjendet i plagosur me armë brenda makinës

Kronikë e zezë

Tiranë, 32-vjeçari gjendet i plagosur me armë brenda makinës

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 18:56
Ilustrim

(E plotësuar) -  Një plagosje me pistoletë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Policia njofton se në rrugën " Siri Kodra", tek Magazinat, ka patur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, për një person të plagosur.

Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar mjetin tip Audi, ku në brendësi të automjetit  ndodhej një shtetas i plagosur i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë  identifikimin e këtij shtetasi i cili quhet E. Rruka, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë veten. Në brendësi të mjetit është gjetur një armë zjarri tip pistoletë model 54, një predhë dhe një gëzhojë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

***

Një 32-vjeçar është gjetur i plagosur me armë brenda makinës së tij në lagjen ‘Siri Kodra’ në Tiranë.

Sipas policisë së Tiranës, ai është E.Rruka, i cili kishte tentuar të vriste veten.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë veten.

Në brendësi të mjetit është gjetur një armë zjarri tip pistolet model 54 dhe një gëzhojë.

Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat