Plagosja në Tufinë, arrestohet 22 vjeçari i shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Plagosja në Tufinë, arrestohet 22 vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 20:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga personin e dytë të shpallur në kërkim për një plagosje të ndodhur dy ditë më arë.

I arrestuari është Kristaq Karamanllari, 22 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, si autor i dyshuar  lidhur me ngjarjen e datës 08.11.2016 ku në vendin e quajtur parku i komunitetit Rom në Tufinë, Tiranë, pas një konflikti ndërmjet punonjësve të shoqatës Ecovolis dhe personave të komunitetit Rom, dyshohet se ka qëlluar me mjete të forta dhe me armë zjarri shtetasit V. P. dhe B. B., duke e lënë këtë të fundit të plagosur lehtë në trup. 

Po sot është arrestuar lidhur me këtë ngjarje dhe shtetasi Marjus (Mario) Isaj, 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit V.P, 30 vjeç, banues në Tiranë. Materialet u referuan për veprën penale  “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 79/e -22-25.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat