Gjendet një kilogram e gjysmë drogë në autobusin Tiranë-Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet një kilogram e gjysmë drogë në autobusin Tiranë-Prishtinë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 13:14
Droga

Oficerët doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.

Gjatë hyrjes për në Kosovë të autobusit të linjës Tiranë -Prishtinë  oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarëve dhe bagazhit të tyre hasën në dyshime tek njëri prej udhëtarëve. Pas selektimit të tij dhe kontrollës së ushtruar në bagazhet e tij u gjetën të  kamufluara me rroba në brendi katër paketime me substance narkotike e llojit marihuanë.

Sasia e lëndës narkotike ishte saktësisht 1660 gram (1 kilogram e 660 gram) 4 qese (paketime).

Personi i dyshuar (shtetas i Shqipërisë) është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Gjithashtu lënda narkotike dhe komplet rasti i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat