Sherri në Facebook, tre goditje thike në shpatull 17-vjeçarit

Kronikë e zezë

Sherri në Facebook, tre goditje thike në shpatull 17-vjeçarit

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 09:00
Ilustrim

Parandalohet një ngjarje e rëndë ku protagonistë ka dy 17-vjeçarë. Policia e Divjakës ka arrestuar të riun me inicialet E. P, banues në fshatin Karavasta e Re.

Sipas policisë 17-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë bashkëmoshatarin A.B. Ka qenë një sherr në Facebook mes dy të rinjve, i cili ka përfunduar në përleshje.

I plagosur ka marrë tre goditje me thikë, në shpatull. Ai është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.
Mbi 17-veçarin E. P rëndon akuza vrasje e mbetur në tentativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat