Vodhën shkollën në Ferizaj, policia arreston katër persona

Kronikë e zezë

Vodhën shkollën në Ferizaj, policia arreston katër persona

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 09:55
Policia duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të Stacionit Policor në Ferizaj, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të vjedhjeve të rënda të kryera ditë më parë në shkollat e mesme “Elena Gjika” dhe “Shaban Hashani” në Ferizaj.

“Me këtë rast, të dyshuarit A.I. 19 vjeç, F.B. 18 vjeç, G.S.19 vjeç dhe M.S. 21 vjeç, në bashkëveprim kanë hyrë me forcë në zyrat e shkollave të cekura më lart dhe kanë vjedhur tre laptopë, tre projektorë dhe një skaner me pajisjet përcjellëse”, thuhet në njoftimin e PK=së.

Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat