Atentat me armë, plagoset në rrugë roja i hidrocentraleve

Kronikë e zezë

Atentat me armë, plagoset në rrugë roja i hidrocentraleve

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 15:59
Ilustrim

Një atentat me armë ka ndodhur në Dibër mesditën e sotme. Burime nga policia kanë bërë të ditur se i është zënë pritë një 39-vjeçari i cili është qëlluar me armë, por nuk e ka parë autorin.

“Rreth orës 15:00, njoftohemi nga urgjenca e spitalit rajonal Peshkopi se ka ardhur i plagosur me armë zjarri në pulpën këmbës së djathtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Kaçni, përgjegjës i rojeve të sigurisë në HC Selishtë.

Nga deklarimi paraprak i të dëmtuarit rezulton se në një rrugë të fshatit Kacni është qëlluar njëherë me armë zjarri, por personin që e ka qëlluar nuk e ka parë.

 Grupi hetimor është nisur për në vendngjarje. Nuk dihet ende dinamika e vërtete e ngjarjes”, thanë burimet policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat