Shpërthim i fuqishëm në Pejë, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Shpërthim i fuqishëm në Pejë, katër të lënduar

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 10:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Pejës nëpërmjet një komunikate për media jep të dhëna lidhur me shpërthimin e një bombole gazit që ka ndodhur sot në një dyqan në Pejë.

“Sot  rreth orës 09:12 është pranuar informata se në rrugën ‘Adem Jashari’, pikërisht në dyqanin ‘Lindi- 3’, i cili shiste material të tekstilit ka shpërthyer një bombol e gazit. Në këtë hapësirë ishin edhe dy lokale tjera, i këpucëve ‘Agoni-GJ.B’ dhe Barnatorja ‘Bleta.  Si pasojë e këtij shpërthimi lëndime të lehta trupore kanë pësuar: Gj.B(femër); M.U.(femër); Sh.U.(mashkull) dhe N.S.(mashkull)”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

 Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal Pejë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

 Në vend të ngjarjes janë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, njësiti i zjarrfikësve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

 “Hetuesit rajonal DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin janë duke zhvilluar hetimin rreth këtij rasti”, thuhet në komunikatë.

**

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Pejë me ç’rast katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të njëjtin pas trajtimit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë.

Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, pranë rrokaqiellit dhe ka mundësi të ketë ndodhur si pasojë e një boce të gazit.

“Sot rreth orës 9:12 minuta, ne kemi pranua një informatë se në rrugën “Adem Jashari”,  pikërisht të një dyqan që shet material të tekstilit në këtë hapësirë në afërsi kanë qenë edhe dy lokale tjera një i këpucëve dhe një barnatore mendohet se ka shpërthyer një bombol  gazi. Si pasoj e këtij shpërthimi kanë pësuar lëndime të lehta trupore 4 persona deri tani.  2 femra dhe dy meshkuj tre nga këta janë dërgua në spitalin regjional të Pejës, pas marrjes së ndihmës së parë ata janë mirë”, tha Ibra.

Ai tha se për këtë rast është njoftuar Prokuroria e Shtetit, në vendin e ngjarjes janë të njësia e cila po merret me rastin.

Shpërthim i fuqishëm në Pejë, dy të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Pejë, ndërsa raportohet edhe për të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, saktësisht te "Rrokaqielli" në Pejë.

Policia në Pejë ka konfirmuar se nga shpërthimi në Pejë dy persona janë lënduar.

“Dy personat e lënduar janë një kalimtar rasti dhe pronari i dyqanit ku ka ndodhur shpërthimi. Të dy janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Emergjencën e Pejës”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë Xhevat Ibraj.

***

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Pejë, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, saktësisht te ‘Rrokaqielli’ në Pejë.

Policia në Pejë ka konfirmuar për mediat shqiptare se nga shpërthimi në Pejë dy persona janë lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat