Vetura del nga rruga, bie në liqenin e Badovcit

Kronikë e zezë

Vetura del nga rruga, bie në liqenin e Badovcit

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 15:41
Liqeni i Badovcit

Një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Badovcit, ka bërë të ditur policia.

Sipas PK-së, ngjarja ka ndodhur  sot në ora 12:20, në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një vet aksident trafiku, me ç’ rast vetura e tipit  Opel Astra, ngjyrë e kuqe me targa të Republikës së Kosovës, për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Badocvit.

Vozitësi i veturës I. Abazi, mashkull, 26 vjeç, shtetas Kosovar, ka arritur të dal nga automjeti dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat