Lëndohet një fëmijë gjatë një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Skënderaj

Kronikë e zezë

Lëndohet një fëmijë gjatë një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Skënderaj

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një fëmijë ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Mitrovicë-Skënderaj përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Klinë e Ulët’’.

Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur kur një veturë ka goditur këmbësorin që ishte fëmijë ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ai po trajtohet në QKUK.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Ndaj shkaktarit të aksidentit D. N. 46 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat